Sunday, June 26, 2022

Zyrtare: Erjon Kastrati transferohet te Trepça


Trepça ka bërë goditjen më të madhe këtë afat kalimtar veror në elitën e basketbollit kosovar.

‘Minatorët’ kanë arritur ta marrin njërin nga basketbollistët më të mirë në Kosovë, Erjon Kastratin.

Fundori kosovar u largua nga Ylli gjatë ditës së sotme dhe zyrtarizoi transferimin në Mitrovicë te Trepça.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me nën kampionin kosovar.

Ka qenë faqja zyrtare e Trepçës që ka zyrtarizuar transferimin e Kastrati.

“Mirësevjen në qytetin e Basketbollit Erjon. Erjon Kastrati i bashkohet projektit tonë, për 3 vitet e ardhshme”, ka shkruar faqja zyrtare e ‘Minatorëve’. /Telegrafi/

Lajmet e fundit