Sunday, June 26, 2022

Zyrtare: Donat Hasanaj transferohet te Ferizaj


FC Ferizaj po vazhon të përforcohet për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Ferizajasit sot kanë prezantuar transferimin e ri, Donat Hasanaj.

Mbrojtësi i ri së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit, ndërsa më parë ishte pjesë e Prishtines, Flamurtarit dhe Dritës.

Hasanaj është transferimi i gjashtë në merkato te Ferizaj, pasi klubi më parë ka zyrtarizuar edhe pesë nënshkrime të reja.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e ri Donat Hasanaj.

Hasanaj ishte pjesë e KF Dukagjinit nga Klina në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e FC Prishtines, KF Flamurtarit dhe KF Drita.

Klubi ynë i uron mirëseardhje Donatit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë.

Na priftë e mbara

Presidenti i klubit
Lulzim Abazi.

/Telegrafi/

Lajmet e fundit