Sunday, December 5, 2021

“Zgjoi” triumfon në Francë, shpërblehet me çmimin e 13-të ndërkombëtar


Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.

Kështu ka bërë të ditur aktorja në rolin kryesor, Yllka Gashi, përmes një postimi në Facebook, e cila ndër tjera njoftoi se ky është çmimi i 13-të për këtë film.

“Edhe një sukses i radhës për filmin “Hive-Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit!!! “Hive – Zgjoi” sonte ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin e 13-të ndërkombëtar përkatësisht duke marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed” në Montpellier të Francës”, ka shkruar Gashi në postim.

Foto: Zgjoi

Kujtojmë që të premten (22 tetor) “Zgjoi” u dha premierë për herë të parë edhe në Kosovë.

Të pranishëm në premierë ishin edhe shumë prej fytyrave publike, përfshirë edhe krerë të lartë politikë të shtetit, si Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Me suksesin e madh ndërkombëtarë të këtij filmi, Qendra Kinematografike e Kosovës ka propozuar për nominim në festivalin e ndarjes së çmimeve botërore për kinematografi, Oscars. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK