Tuesday, June 28, 2022

Zëvendëskryeministri polak gjatë takimit me Zelenskyn: Duhet të kemi një mision të paqes në Ukrainë


Një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë, ka sugjeruar lideri i partisë në pushtet të Polonisë gjatë një udhëtimi simbolik në Kiev.

“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeje – NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare – por një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet, i cili do të veprojë në territorin ukrainas”, tha Jaroslaw Kaczynski.

Ai e bëri këtë sugjerim në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Ukrainës, ku u shfaq sonte përkrah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrave të Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë.

Udhëheqësit e Evropës Qendrore kanë bërë një udhëtim të rrezikshëm në Kiev me tren në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, raporton bbc.

Theksojmë se në fillim të takimit udhëheqësit ukrainas i kanë njoftuar tri kryeministrat me numrin e viktimave dhe dëme materiale që i ka shkaktuar ushtria ruse gjatë agresionit.

Ndryshe, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen sërish gjatë ditës së nesërme pas takimit të sotëm. /Telegrafi/

Lajmet e fundit