Tuesday, June 28, 2022

Xhaferi në takim me homologun e tij ukrainas: Do të angazhohemi që këto vepra krimi të marrin emrin gjenocid

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot ka zhvilluar vizitë me kreun e Verkhovna Radës, përkatësisht homologun e tij ukrainas Rusllan Stefançuk. Xhaferi u shpreh se ndodhet atje, për të dhënë mbështetjen personale dhe institucionale për Verkhovna Radën dhe deputetët e Verkhovna Radës, mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas, transmeton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë së Veriut u bashkëngjit pa rezervë ndaj të gjitha masave restriktive të ndërmarra nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse dhe do të vazhdojë edhe më tutje të bëjë këtë. Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkëngjit nismës së anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për ndihmë financiare dhe luftarake të Ukrainës. Gjithsesi, do bashkëngjitemi edhe ndaj tentativave për ripërtëritjen e Ukrainës, pas përfundimit të kësaj lufte të pakuptimtë”, thuhet në deklaratën e Xhaferit.

Xhaferi ka deklaruar se sot kishin rastin që në vendndodhje ti shohin edhe veprat e krimit që i ka bërë Federata Ruse në truallin e Ukrainës dhe ndaj qytetarëve ukrainas dhe prandaj, pas kësaj vizite ai edhe personalisht edhe institucionalisht do të angazhohen që ato vepra krimi të marrin emrin përkatës, dhe asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi.

This slideshow requires JavaScript.

Lajmet e fundit

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. KRE i mori të gjitha licencat e...

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...