Sunday, July 3, 2022

Whoopi Goldberg thotë se do të ketë pasoja për Will Smith, por beson që Akademia nuk do t’ia marrë çmimin


Will Smith ka të ngjarë që do të mbajë statujën e tij të “Oscars”.

Whoopi Goldberg, e cila shërben si guvernatore e degës së Aktorëve të Akademisë, shpjegoi në “The View” se ndërkohë që Smith do të vuajë disa pasoja për goditjen që ia bëri Chris Rock, humbja e trofeut nuk do të jetë njëra prej tyre.

“Ne nuk do t’ia marrim çmimin e fituar në Oscar”, tha ajo duke iu referuar ‘Oscar’-it që e fitoi si “Aktori më i mirë” për King Richard.

Momenti kur Will goditi me shuplakë Chris Rock (Foto: AP)

“Do të ketë pasoja, jam e sigurt, por nuk mendoj se do të bëjnë këtë, veçanërisht sepse Chris tha: ‘Dëgjo, unë nuk po ngre asnjë akuzë’”.

Akademia ka dënuar veprimet e aktorit në një deklaratë të bërë një ditë pas momentit tronditës.

“Akademia dënon veprimet e Smith”, thuhej në deklaratë.

“Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë”.

Will Smith (Foto:WireImage)

53-vjeçari në anën tjetër kërkoi falje për skandalin që shkaktoi në “Oscars 2022”, drejtuar komedianit dhe Akademisë së Filmit.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, tha ai.

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadas ishte e tepërt dhe reagova emocionalisht”.

Will Smith dhe Jada në “Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Gjatë natës së madhe të Hollywoodit, Chris bëri shaka me gruan e Will, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Një reagim sot (e martë) në rrjete sociale e ka bërë edhe Jada me shkrimin: “Është një sezon për shërim dhe jam këtu për të”. /Telegrafi/

Lajmet e fundit