Sunday, November 28, 2021

Vjosa Osmani shkëlqen gjatë procesit të votimit, shihet e veshur në një fustan të kuq elegant


Në Kosovë, sot (e diel) po mbahet rundi i dytë i zgjedhje lokale, në 21 komuna që kanë shkuar në balotazh.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka shfrytëzuar të drejtën e votës, ndërsa mori vëmendje me dukjen e saj elegante.

Osmani në këtë ditë kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të kuqe, flokët e zeza kaçurrela i la të lëshuara ndërsa vendosi një grim të lehtë në fytyrë.

Foto: Telegrafi

Presidentja po ashtu mbante të vendosur një maskë të zezë me logo të flamurit të Kosovës, ndërsa dukej tërë shkëlqim dhe plot elegancë edhe këtë herë gjatë procesit të votimit.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Osmani mori pjesë në Këshillim Atlantik së bashku me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”. /Telegrafi/

Foto: Telegrafi

Foto: Telegrafi

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK