Tuesday, November 30, 2021

Vitia ka marrë 12,500 vota më tepër se LVV në Prishtinë, edhe Rama e Ismaili më mirë se LDK e PDK – Haradinaj më keq se AAK


Po vijon procesimi i votave për kuvende komunale të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në komunën e Prishtinës deri më tani janë numëruar 86,13% votave për Kuvend Komunal.

Në kryeqytet ashtu si në garën për kryetar të komunës edhe për asamble LVV është e para, pasuar nga LDK, PDK, AAK.

LVV ka marrë 34.20% të votave. LDK ka marrë 26.56%, PDK – 18.40, AAK- 10.36% derisa AKR-5.55% të votave për asamble.

Vlen për t’u theksuar se tre kandidatët më të votuar për kryetar të Prishtinës kanë marrë shumë më tepër vota se partia në garën për asamble, derisa Daut Haradinaj i AAK-së dhe Gëzim Mehmeti i AKR-së kanë marrë më pak vota se partia.

Arben Vitia në Prishtinë ka marrë 12,500 vota më tepër se LVV.

Edhe Përparim Rama ka më tepër popullaritet se partia e tij në Prishtinë.

Rama ka marrë rreth 6.800 vota më shumë se LDK që ka marrë në garën për asamble në Prishtinë.

Edhe për Uran Ismailin, prishtinasit kanë më tepër simpati se për PDK-në.

Ismaili ka marrë mbi 18 mijë vota në Prishtinë, derisa PDK në garën për asamble ka marrë rreth 12 mijë e 300 vota. Pra Ismaili ka 5800 vota më shumë se PDK që ka në Prishtinë.

Nuk qëndron kështu edhe me kandidatët e AAK-së dhe AKR-së për Prishtinën.

Daut Haradinaj ka marrë 3,100 vota më pak se AAK në Prishtinë.

Edhe kandidati i AKR-së, Gëzim Mehmeti ka qenë për 2,100 vota më i dobët se partia në Prishtinë./Telegrafi/

Rezultatet për kryetar të Prishtinës

Rezultatet për asamble të Prishtinës

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK