Sunday, December 5, 2021

U tall me Unikkatilin – faqja ‘The Bloody Alboz’ i përgjigjet Feros duke ironizuar me punën që bënte dikur si kamerier në një ëmbëltore


Reperi nga Gjilani, Fero, së fundmi është tallur me Unikkatilin duke e etiketuar në një konkurs pune për kuzhinier, skarist dhe enëlarës.

Kjo ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ndërsa për këtë është bërë një reagim edhe nga TBA.

Natyrisht, jo nga Viktor Palokaj (emri i vërtetë) pasi vazhdon të ngelet i distancuar nga këto lloj gjërash, por nga faqja e TBA, “The Bloody Alboz”.

The Bloody Alboz (Foto: Instagram)

Këta kanë ndarë një postim në InstaStory të njërit prej anëtarëve të labelit të bërë në 2019.

“Shqipet e përgjakta” duket se kanë ironizuar me punën që Feronit Shabani (emri i vërtetë) bënte në vitet e shkollës së mesme duke ripostuar fotot e tij si i punësuar në ëmbëltore.

“Faleminderit për torte Fero Fera”, thuhej në postimin e hedhur në InstaStory.

The Bloody Alboz (Foto: Instagram)

Në një intervistë të dhënë më parë, 24-vjeçari deklaroi se i ka dhënë hip-hopit shqiptar më shumë se krijuesi i hitit “Një milion rrugë”.

Sidoqoftë, në atë kohë theksoi se ka një respekt për të pavarësisht veprimeve të fundit. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK