Sunday, June 26, 2022

Tuchel krahason Kai Havertzin me tre sulmues legjendar të Ligës Premier


Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka thënë se stili jo i zakonshëm i lojës së Kai Havertzit i kujton atij ish-sulmuesit legjendar të Ligës Premier, si Dennis Bergkamp, ​​Robin van Persie dhe Dimitar Berbatov.

Havertz, 22 vjeç, tani është sulmuesi i parë i Chelseat, pasi fitoi vendin në skuadër përball nënshkrimit rekord të klubit, Romelu Lukaku.

Reprezentuesi gjerman ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në Ligën Premier për Blutë dhe tani është në kuotën e 13 golave gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Në një intervistë të fundit me ish-lojtarin-menaxherin e Chelseat, Glenn Hoddle, Tuchel vlerësoi shkathtësinë e Havertz dhe e krahasoi atë me tre sulmues legjendar të Ligës Premier, duke përfshirë legjendën e Arsenalit, Bergkamp.

“Nuk jam ende i sigurt”, u përgjigj fillimisht Tuchel kur u pyet nëse ai e sheh Havertzin si një numër nëntë të jashtëzakonshëm.

“Unë shoh një lloj lojtari si Dennis Bergkamp, ​​Robin Van Persie, Dimitar Berbatov”.

“Ai mund të luajë në pozicionin e gjysmë sulmuesit sepse ka vrapime të mira, por gjithashtu ndihet i lirë nga roli i nëntëshit dhe krijon mbingarkesë në njërën anë”.

“Kur e pashë në Leverkusen, nuk e dija se do ta stërvitja, kur e pashë në Paris Saint-Germain, ata e bënë atë të luante si nëntë që ishte shumë interesante”.

“Më kujtohet kur pashë një finale të kupës kundër Bayern Munich me stafin tim dhe thashë ‘ky mund të jetë një rol i mirë për të’”, përfundoi gjermani.

Havertz do të shpresojë të shtojë numrin e golave ​​të tij kur Chelsea të përballet me Crystal Palace sot (e diel) në gjysmëfinale të FA Cup. /Telegrafi/

Lajmet e fundit