Sunday, July 3, 2022

Trençevska: Mësimdhënësit mund të humbin punën nëse nuk kthehen nesër në punë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se nëse mësimdhënësit nuk kthehen në punë duke pasur parasysh se greva është pezulluar, do të llogariten si mungesa të paarsyeshme dhe mund ta humbin punën, njofton Portalb.

“I qasemi ndërmjetësimit me pajtues i cili është përfshihet në gjetjen e një zgjidhjeje. Grevistët nuk mund ta refuzojnë kur SASHK-u ka vepruar në përputhje me ligjin. Nxënësit kthehen në shkollë, mësuesit kthehen në punë. Nëse nuk kthehen në punë dhe vazhdojnë grevën, do të mbajnë përgjegjësi në pajtueshmëri me ligjin. Nëse nuk paraqiten në punë, veprohet sipas ligjit për marrëdhënie pune dhe mund ta humbin punën”, tha Trençevska në intervistë për TV24.

Ai ndërmjetësues i cili do ta udhëheqë kontestin midis MASH-it dhe SASHK-ut, siç theksoi Trençevska, tanimë është përcaktuar dhe bëhet fjalë për Dragica Isaillovska-Mitrovska, e cila është juriste me profesion.

Kjo pason pasi Këshilli i SASHK-ut vendosi për pezullim të grevës derisa nuk zgjidhet kontesti, ndërsa në qoftë se nuk zgjidhet, siç paralajmëruan nga Sindikati, i njëjti sërisht do të aktivizohet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës paraprakisht dërgoi njoftim deri te SASHK-u për zgjidhe të qetë të kontestit, ndërsa deri tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dërgoi kërkesë që të përcaktojë ndërmjetësues.

Përndryshe, për vendimin e Këshillit të SASHK-ut që të pezullohet greva, një pjesë e anëtarësisë shfaqi revoltë dhe protestoi para hapësirave të Sindikatit duke kërkuar që kryetari Jakim Nedellkov të dalë para tyre dhe t’ua shpjegojë situatën.

Lajmet e fundit

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. KRE i mori të gjitha licencat e...

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...