Sunday, June 26, 2022

Tre trajnerë do të përjashtohen nga turneu i CS:GO PGL Antwerp, për shkak të përdorimit të ‘Bugs’ në lojë


Komisioni i Integritetit të Sporteve Elektronike (ESIC), ka lajmëruar se tre trajnerë do të pezullohen për shkak të përdorimit të ‘Bugs’ siç quhen në lojën e CS:GO, dhe nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e ekipeve të tyre për turneun e madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Në vitin 2020, 37 trajnerë ishin pezulluar për shkak të përdorimit të një defekti të CS:GO, i cili ndihmonte që të shihnin ekipin kundërshtar në disa pjesë të mapit përmes kamerës së trajnerit në lojë.

Javët e fundit ka dalë në dritë se janë gjetur më shumë defekte në lojën e CS:GO, e cila i ka ndihmuar trajnerët që ta përdorin kundër ekipit kundërshtar.

(Foto: HLTV)

Sipas një raporti nga Dexerto, trajnerët të cilët do të ndëshkohen për përdorimin e këtyre defekteve në lojën e CS:GO janë, trajneri i ekipit brazilian Imperial, Luis “⁠peacemaker⁠” Tadeu, si dhe trajneri i ekipit Evil Geniuses, Damien ‘maLeK’ Marcel.

Informata të mëtutjeshme pritet të konfirmohen nga ESIC, të cilët ende nuk kanë zbuluar ndonjë emër. /Telegrafi/

Lajmet e fundit