Sunday, June 26, 2022

Tre të vdekur nga coronavirusi dhe 189 raste pozitive në 24 orë


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.

Në total numri i rasteve aktive është 2.996.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.810.642 doza të vaksinës.

Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Lajmet e fundit