Sunday, June 26, 2022

Tre ekipe duan të nënshkruajnë me Gotzen, gjermani ka klauzolë largimi prej vetëm katër milionë euro


Mario Gotze ka rikthyer formën e tij të mirë në dy vite të kaluara te PSV Eindhoven në Eredivisie.

Mesfushori ofensivë gjerman ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e gjigantit holandez.

Megjithatë Gotze ka vendosur të largohet nga PSV Eindhoven dhe tanimë ka tri skuadra që e duan atë.

30-vjeçari edicionin e fundit ka zhvilluar 52 ndeshje zyrtare me PSV ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Benfica, Eintracht Frankfurt dhe Inter Miami janë tri skuadrat që po bisedojnë me Gotzen për një transferim të mundshëm të tij.

Ish-kampioni i Botës në vitin 2014 me Gjermaninë është i gatshëm të largohet dhe tanimë i ka bërë të qartë këtë gjë drejtuesve të PSV-së.

Gotze ka një klauzolë largimi prej katër milionë eurove nga PSV, klauzolë që tri klubet e interesuara janë të gatshme ta paguajnë atë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit