Wednesday, June 29, 2022

Themelohet klubi “Rotarian Prishtina Ulpiana”


Rotaria është një organizatë shërbyese ndërkombëtare qëllimi i të cilëve është bashkëpunimi i njerëzve nga fusha e biznesit dhe atyre profesionalë me qëllim të ofrimit të shërbimeve humanitare, të nxitjes së standardeve të larta etike në të gjitha profesionet, si dhe të avancojë vullnetin e mirë dhe paqen në mbarë botën.

Poashtu është organizatë laike (sekulare) e hapur për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, feja, gjinia, apo preferenca politike.

Rotaria ka mbi 40,000 klube në mbarë botën, si dhe mbi 1.4 milion individë të njohur si Rotarian, pjesëtarë të këtyre klubeve.

Definicioni i Rotary sipas bordit të drejtorëve të Rotary International: “Rotary është një organizim i personave profesionistë dhe të biznesit, të bashkuar anembanë botës që kryejnë shërbime bamirësie, inkurajojnë standarde të larta etike në të gjitha lëmitë dhe ndihmojë në mirëqenien dhe paqen në botë”.

Historia e Rotarisë fillon nga iniciatori për themelimin e Rotary klubit të pare në botë, Paul Harris nga Çikago (Sh.B.A.) në vitin 1905. Kjo datë konsiderohet si ditëlindje e Rotary, ndërsa Paul Harris si themeluesi i saj. Rotary klubet administrohen në njësi më të mëdha organizative (distrikte dhe zona).

Janë 10 Rotary zona, çdonjëra prej të cilave ka një numër distriktesh, ndërsa distrikti mund të ketë nën administrim klubet prej një apo më shumë shtetesh.

Rotary në Kosovë ka filluar menjëherë pas përfundimit të luftës, ndërsa klubi i parë i pranuar është në vitin 2005 kur edhe zyrtarisht Kosova pranohet në organizimin Rotarian në 100 vjetorin e lindjes së Rotary. Deri më tani në Kosovë kanë qenë aktive 16 klube me shtrirje në të gjitha rajonet e vendit, në qytetet në vijim: Pejë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan, Viti, Podujevë, Suharekë.

Rotarianët në Kosovë dhe Shqipëri duke punuar drejt ndërkombëtarizimit të klubeve në dy vendet, gjatë vitit 2021, filluan të zhvillojnë iniciativën e krijimit të distriktit Kosovë-Shqipëri, veprimi cili kushtëzon një numër minimal prej 1100 rotarianëve aktiv në dy shtetet.

Me përkushtim maksimal në dy vendet për një periudhë të shkurtër kohore, u hapen klube të reja dhe u anëtarësuan mbi 400 anëtarë të rinj në të dy shtetet, fakti cili mundësoj arritjen e qëllimit kombëtar të krijimit të Distriktit Shqiptar (Kosovë – Shqipëri).

Sot më 30 nëntor 2021, zyrtarisht realizohet regjistrimi i klubit të ri në Prishtinë “Klubi Rotarian Prishtina Ulpiana” me rreth 40 anëtarë.

Për nder të themelimit të klubit, të martën me 30 nëntor 2021 në Hotel Sirius organizohet ngjarja festive për të shënuar themelimin e klubit RCPU – Rotary Club Prishtina Ulpiana. /Telegrafi/

Lajmet e fundit