Sunday, July 3, 2022

Tayna refuzon t’i përgjigjet pyetjes për jetën e saj seksuale për shkak të Ramazanit


Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala – Tayna, ka qenë e ftuar këtë javë në emisionin “Prive”.

Ajo ka rrëfyer në 50 pyetje detaje nga jeta e saj artistike dhe ajo emotive, duke treguar ndër të tjerash edhe se arsyeja e pauzimit të saj pak vitin e kaluar ishte për shkak të disa problemeve private shëndetësore.

Megjithatë, në një moment ajo u ngacmua me pyetjen se “a po gjen kohë për jetën e saj seksuale”.

Foto: Tayna/Instagram

Dhe duke dashur t’i shmanget me mjeshtri pyetjes, Tayna refuzoi të përgjigjet duke thënë se këtë e bën në respekt të myslimanëve që agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit.

“Tash është ramazan, i përshëndes të gjithë ata që agjërojnë edhe Zoti ua pranoftë agjërimin, faleminderit – vazhdojmë me pyetjen e radhës”, u shpreh rep-artistja nga Prizreni.

Foto: Tayna/Instagram

Tayna përndryshe tregoi edhe se këtë verë do të jetë shumë aktive me projekte muzikore, duke premtuar se do të publikojë deri në tetë këngë dewri në përfundim të sezonit. /Telegrafi/

Lajmet e fundit