Friday, January 28, 2022

Tayna nis pushimet në Florida, nuk mungon me imazhe joshëse në bikini


Reperja e popullarizuar nga Prizreni, Tayna, duket se ka nisur një fillim tejet të mirë.

Siç edhe ka njoftuar në rrjete sociale, ajo momentalisht ndodhet në Florida për pushimet e para të vitit 2022.

Ndërsa po argëtohet në masë të madhe, ajo nuk heziton që herë pas here të sjell imazhe e video të ndryshme për fansat e publikun.

Tayna (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Hala” kësaj radhe shpërndau disa fotografi në bikini me të cilat nuk ka mundësi që të mos tërheq vëmendje.

25-vjeçarja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore meqenëse komentohet në masë të madhe rëndom edhe nga ndjekësit.

Tayna (Foto: Instagram)

E njëjta momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Pijetore” që e solli vetëm pak ditë më parë.

Ky projekt për një periudhë të shkurtër mblodhi afro një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK