Duke qenë se ka ngelur vetëm një muaj për ta përmbyllur vitin 2021, edhe sivjet u mblodhën të arriturat e sukseset e artistëve shqiptarë në bazë të statistikave të publikuara.
Përveç YouTube, kohëve të fundit edhe platforma Spotify ka zënë një vend të veçantë dhe është bërë një mjet shumë i rëndësishëm për këngëtarët.
Disa prej estradës shqiptare kanë ndarë së fundmi përmes rrjeteve sociale sukseset që kanë arritur në Spotify gjatë 2022.
Bardhi (Foto: Instagram)
Të njëjtit tregojnë se sa njerëz kanë dëgjuar këngët e tyre dhe në sa qytete apo shtete janë transmetuar ato.
Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Butrint Imeri dhe Bardhi kanë publikuar shifrat e këtij viti, për të cilat janë njëkohësisht shumë të lumtur.
Dafina Zeqiri ka arritur një milion dëgjues në 160 shtete të ndryshme të botës, Ardian Bujupi ka kaluar shifrën e 5.2 milionë dëgjime në plot 172 vende, Butrint Imeri me 1.8 milion dëgjues në 165 vende dhe Bardhi ka grumbulluar 689.9 mijë dëgjues në 136 vende.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)
“Veç akoma nuk ka përfunduar 2021”, “2021”, “Faleminderit, e vlerësoj. Ju dua”, kanë qenë disa prej reagimeve. /Telegrafi/

Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)