Monday, November 29, 2021

Shilegov nga Karposhi: Shkupi më në fund nuk është partiak, por i qytetarëve – të mos kthejm frikën dhe trazirat e para vitit 2017


Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga LSDM, Petre Shilegov, në tubimin përmbyllës të fushatës,  sotme në Karposh ka thënë se edhe përkundër thirrjeve të VMRO-DPMNE-së që “Shkupi është qytet i VMRO-së”, menjëherë pas raundit të parë të zgjedhjeve, ne pamë se si janë ata në shpirt.

“JO, SHKUPI NUK ËSHTË QYTET I VMRO-SË, SHKUPI NUK ËSHTË QYTET I LSDM-SË. “SHKUPI NUK ËSHTË I ASNJË PARTIE POLITIKE, SHKUPI ËSHTË I JUVE, QYTETARËVE”, ka thënë SHILEGOV.

Shilegov gjithashtu ka hënë se VMRO-DPMNE përsëri po i nënvlerëson dhe poshtëron qytetarët sepse kandidatja e tyre Danella Arsovska nuk pranon të dal në debat publik dhe të ballafaqohet me faktet.

“ATA NUK KANË AS MË TË VOGLIN DINJITET DEMOKRATIK. QYTETARËT DUHET TË VENDOSIN NGA BALLAFAQIMET TONA, NGA STRATEGJITË TONA SE CILI ËSHTË PLANI I SECILIT PREJ NESH PËR ZHVILLIMIN E QYTETIT”, THA SHILEGOV.

Kryetari aktual i Shkupit gjithashtu ka deklaruar se “nuk ka asgjë kundër që dikush të ndihet si bullgar dhe të ketë shtetësi bullgare, por e shqetëson kur dikush gënjen qytetarëve”. Ai pyeti: ” Si mundet një njeri që ikë nga e kaluara e tij të ndërtojë një të ardhme për të gjithë qytetin ?”

“Paqja, stabiliteti dhe siguria është diçka që vjen me ne, prandaj të dashur miq, zgjedhja është e thjeshtë, ka dy opsione në 31 tetor: të kthehemi në 2017 në ndarje, frikë, trazira, ose vazhdojmë të ndërtojmë një të përbashkët. Shkupi së bashku, ku njerëzit janë të rëndësishëm, një Shkup i përbashkët që do të jetë modern, evropian, i përkushtuar për të gjithë qytetarët, tha Shilegov.

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK