Monday, November 29, 2021

SHILEGOV: FILLOI ASFALTIMI I BULEVARDIT “KIRO GLIGOROV” NË GAZI BABA


“Të dashur shkupjane dhe shkupjanë, Shkupi po ndryshon pamjen e tij. Shkupi është bërë një qytet që lidh qytetarët e tij. Bulevardi “Kiro Gligorov” është një nga simbolet e kësaj lidhjeje. Sot fillojmë me asfaltimin e bul. “Kiro Gligorov” në segmentin nga ura “Bliznak” deri te udhëkryqi me rr. “Pero Nakov”, njoftoi kryetari Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.

Pasi Qyteti i Shkupit përfundoi me vendosjen e kanalizimit atmosferik dhe të ujërave të zeza, sot tashmë po përfundon edhe rruga automobilistike në gjatësinë e trasesë prej 682 metrash. Për këtë rikonstruksion nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë ndarë 110,4 milionë denarë me TVSH, kurse afati i ndërtimit është 9 muaj.

“Ky afat ka filluar në korrik dhe duhej të përfundonte pranverën e ardhshme. Siç mund të shihni, ne planifikojmë të përfundojmë shumë më shpejt se ky afat. Dëshiroj të falënderoj bashkëqytetarët e mi për durimin dhe mirëkuptimin për domosdoshmërinë e rikonstruksioneve të cilat po intensifikohen në këtë periudhë të vitit, por duhet ta dinë se kjo rrugë është me fluks shumë të madh sepse lidh komunën e Shkupit Gazi Baba me Aerodromin dhe Kisela Vodën”, tha kryetari Shilegov.

Vetëm sa për të kujtuar, para vetëm 3 vitesh, përgjatë gjithë bulevardit u ndërtua edhe korsi për biçikleta, e cila së bashku me korsinë e biçikletave në bul. “Serbia”, si dhe ato në bul. “Jane Sandanski”, “ASNOM” dhe “Aleksandar Makedonski”, përbën një korridor të rëndësishëm çiklizmi që lidh Gazi Babën, Aerodromin dhe Kisela Vodën.

„Ndërtimi i urave dhe rrugëve që lidhin, që bashkojnë nuk duhet të ndalojë. Ndërtimi i Shkupit evropian, urban dhe të gjelbër duhet të vazhdojë. Të dashur shkupjane dhe shkupjanë, Ju qytetarët jeni forca e këtij qyteti, dhe vetëm ju vendosni se në çfarë qyteti do të jetoni. E ardhmja është në dorën tuaj. Le të bashkohemi sepse kemi të njëjtin qëllim – Shkupin e fuqishëm, unik, në të cilin jetohet me dinjitet. Të japim mbështetje për Shkupin i cili përkrah të rinjtë të ndërtojnë familjet këtu dhe i cili investon fuqishëm në të ardhmen e shëndetshme, ajrin e pastër dhe infrastrukturën moderne. Forca juaj, të dashur shkupjane dhe shkupjanë, është vota juaj. Dilni në zgjedhje dhe zgjidhni Shkupin e fuqishëm, Shkupin që po ndërtohet, që po rritet, Shkupin që vazhdon rrugën e tij krah për krah me qytetet më të zhvilluara në Evropë“, potencoi kryetari Shilegov.

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK