Tuesday, June 28, 2022

Shakira po merr gjithnjë e më shumë mbështetje dhe popullaritet që nga ndarja me Pique


Ndarja e Shakiras me Gerard Pique është një prej ngjarjeve në faqet rozë dhe ato sportive që kanë bërë bujë shumë të madhe në javët e fundit.

Këngëtarja kolumbiane e kishte kapur bashkëshortin e saj duke e tradhtuar me një femër në të njëzetat dhe që atëherë lidhja e tyre ka marrë fund.

Ndërkohë që futbollisti i Barcelonës po përjeton rënie të popullaritetit, e kundërta po ndodh me artisten 45 vjeçare.

(Foto: Marca)

Ajo ka pasur ngritje në profilet e saja në rrjetet sociale, në të cilat vazhdon të jetë aktive.

Që nga premiera (më 22 prill), videoklipi i këngës e “Te Felicito” ka marrë rreth 130 milionë shikime në YouTube.

Njëherësh që nga dita kur agjencia që e përfaqëson e konfirmoi ndarjen me Pique përmes një deklarate, Shakira ka marrë rreth dy milionë ndjekës më shumë.

Edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në komentet e tyre vazhdimisht e kanë mbajtur anën e këngëtares duke e kritikuar futbollistin e Barcelonës. /Telegrafi/

Lajmet e fundit