Wednesday, June 29, 2022

Serialet më të shikuara në Netflix gjatë vitit 2021


Viti 2021 ishte shumë i suksesshëm për TV-të dhe platformat e ndryshme me seriale zbavitëse që na nxorrën nga realiteti ynë aktual i prekur nga pandemia dhe na futën në botën e egër të disa personazheve shumë zbavitës.

Vitin që lamë pas solli seriale e avantura të reja nga platforma e Netflix, që na bëri t’i shikojmë, fantazojmë e lidhemi me personazhet e tyre.

Në të kaluarën, Netflix ishte jashtëzakonisht i fshehtë me shifrat e shikueshmërisë, veçanërisht për serialet e tij origjinale, por kohët po vazhdojnë të ndryshojnë dhe shifrat të tilla publikohen gjatë gjithë vitit.

Pra, cilat ishin shfaqjet televizive më të ndjekura në Netflix në 2021? Më poshtë janë të renditur 10-të serialet më të shikuara gjatë vitit që shkoi.

1. Squid Game

Foto: Netflix

“Squid Game” merr kurorën në vendin e parë me 142 milionë shikime dhe duke kaluar në shtator serialin e vitit 2020 Bridgerton dhe duke u bërë seriali më i shikuar ndonjëherë i platformës.
Drama koreane arriti në 1.65 miliardë orë shikime marramendëse në vetëm 28 ditë pas premierës së 17 shtatorit, sipas Netflix.

2. Lupin- Sezoni i parë

Foto: Netflix

Sezoni i parë i serialit misterioz francez i cili mblodhi 76 milionë shikime. Por kjo listë nuk përmbyll as pas sezonin e tij të dytë.

3. La Casa De Papel

Foto; Netflix

Suksesi më i madh i Netflix në gjuhën spanjolle u mbyll këtë vit me një rezultat të jashtëzakonshëm. Sezoni i pestë i dramës “Money Heist” zë vendin e tretë, me një raportim prej 69 milionë shikimesh në total.

4. Maid

Foto: Netflix

Në vendin e katërt, seriali i njohur dramatik “Maid” ka 67 milionë shikime deri më tani. Seriali flet për historinë e një nëne të re që ka lënë pas një marrëdhënie abuzive, e cila gjen një punë duke pastruar shtëpitë ndërsa lufton për t’i siguruar fëmijës së saj një jetë të mirë dhe për t’i ndërtuar një të ardhme më të mirë.

5. Sex Life

Foto: Netflix

“Sex/Life” ka 67 milionë shikime, duke u renditur në vendin e pestë. Një nënë e dy fëmijëve bën një udhëtim të ngarkuar me fantazi në kujtesën e saj që e vendos të tashmen në një rrugë përplasjeje me të kaluarën e saj të egër.

6. Sweet Tooth

Foto: Netflix

Në vendin e gjatë renditet “Sweet Tooth”, seriali ka 60 milionë shikime dhe flet për një histori të pazakontë një djalë që është gjysmë njeri, gjysmë dre.

7. Fate: The Winx Saga

Foto: Netflix

Me 57 milionë klikime, në pozitën e shtatë gjendet “Fate: The Winx Saga” është një serial dramë adoleshentësh i bazuar në serialin e animuar “Nickelodeon Winx Club”.

8. Sex Education

Foto: Netflix

“Sex Life” ka tërhequr vëmendjen e çdo adoleshenti (dhe të rrituri) këtë vit, dhe arriti 55 milionë shikime, duke u renditur kështu në vendin e tetë.

9. Shadow and Bone

Foto: Netflix

Seriali “Shadow and Bone” është në vendin e nëntë me 55 milionë shikues në mbarë botën. Seriali flet për atë se si forcat e errëta komplotojnë kundër hartuesit jetim Alina Starkov, kur ajo lëshon një fuqi të jashtëzakonshme që mund të ndryshojë fatin e botës së saj të shkatërruar nga lufta.

10. Lupin- sezoni i dytë

Foto: Netflix

Në pozitën e 10-të renditet sërish seriali “Lupi” me  pjesën e tij të dytë, me gjithsej 54 milionë klikime. Seriali është i frymëzuar nga aventurat e Arsene Lupin, hajduti Assane Diop niset të hakmerret ndaj babait të tij për një padrejtësi të shkaktuar nga një familje e pasur.

Ndërkohë, as viti 2022 nuk pritet të jetë më ndryshe, pasi një gjë është e sigurt – platformat e transmetimit janë të vetëdijshme për oreksin e pangopur të abonentëve që kërkojnë përmbajtje me cilësi të lartë, kështu që të jeni të sigurt se edhe ky vit do të përfshijë histori dhe seriale të pabesueshme që do iu bëjnë për vete. /Telegrafi/

Lajmet e fundit