Sunday, November 28, 2021

Sara Hoxha tregon se shtatzënia e saj ishte e planifikuar: Kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte


Influencerja Sara Hoxha vendosi që për ndjekësit e saj të realizojë një video-blog në YouTube, duke iu përgjigjur pyetjes së disa prej ndjekësve të saj në Instagram.

Shumë prej pyetjeve përfshinin detaje nga jeta private, së cilave Sara nuk hezitoi t’iu përgjigjej.

Një prej tyre kishte të bënte me shtatzëninë, pasi një prej fansave kishte pyetur nëse ajo dhe Ledri e kishin planifikuar shtatzëninë apo ndodhi spontanisht.

“Shtatzënia ishte e menduar. E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma shumë fakti që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodhë për një arsye”, është përgjigjur partnerja e reperit të njohur shqiptar.

Ndërkohë, një fans tjetër ka shprehur kureshtjen mbi atë se pse ajo nuk e ka akoma mbiemrin Vula, gjersa kësaj përgjigje iu shmang me diplomaci.

“Edhe mund ta kem, në rregull edhe s’mund ta kem, por edhe mund ta kem”, është përgjigjur mes të qeshurave influencerja Hoxha.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Përndryshe, Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Poem Blue. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK