Wednesday, June 29, 2022

S4MM lanson këngën e re me videoklip “CLS AMG”


Reperi i njohur, S4MM prej kohësh kishte paralajmëruar se është në përgatitje të projekteve të reja muzikore.

Ndërsa, sot (e premte), reperi i njohur ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e shoqëroi edhe me videoklip.

Kënga mban titullin “CLS AMG”, prodeucent i projektit është Don Gima, ‘beat’ nga vet reperi dhe PlugBeats.

Foto: S4MM/YouTube

Për tekstin u kujdes S4MM, ndërsa videoklip u realizua nga Grandmedia, kënga tashmë mund të gjendet në kanalin zyrtar në YoutTube.

Ndryshe, kujtojmë që reperi nga Tetova, ditë më parë anuloi koncertin e tij të fundit për shkak të aksidentit tragjikë në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Lajmet e fundit