Sunday, May 28, 2023

Rruga “Muharrem Fejza” pothuajse e pakalueshme – veturat bien në puseta ndërsa kompania nuk vendos as shenja paralajmëruese


Përkundër që muajin tetor, kishte vazhduar asfaltimi i pjesës së dytë të rrugës “Muharrem Fejza”  në Prishtinë, tanimë punimet thuajse janë stagnuar.

Përveç kësaj, pjesa e rrugës në të cilën pritet të asfaltohet, është bërë pothuajse e pa kalueshme për shkak të pusetave që ndodhen njëra pas tjetrës.

Sipas banorëve, në dhjetëra raste automjetet kanë rënë në pusetë pasi as nuk janë të mbyllura e po ashtu nuk posedojnë shenja të lajmërimit.

Lidhur me zvarritjen e punimeve të “Muharrem Fejza”, banorët e kësaj lagjeje disa herë kishin protestuar për vonesa nga ana e Komunës së Prishtinës.

Banorët madje kishin paralajmëruar edhe padi ndaj komunës për vonesat në rregullimin e kësaj rruge që kishte filluar shumë moti.

Kjo rrugë kishte nisur punimet që nga 27 prilli i këtij viti, por procesi i punës kishte shkuar tejet ngadalë.

Në këtë rrugë përveç gypave të Ujësjellësit, e atyre të “Termokosit”, janë vendosur edhe kabllot e KEDS, PTK-së.

Kosto e punimeve të kësaj rruge janë 700 mijë euro.

Sipas kontratës, kjo rrugë është parapa të kryhet për 120 ditë./Telegrafi.

Lajmet e fundit

Kurti viziton varrin e Nënës Pashke, historia e saj është rrëqethëse – Telegrafi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi kujtimin e Nënës Pashke Krasniqi Markaj.  Ai së bashku me studiuesen Nora Visoka Weller dhe shkrimtarin...

Nga vizita e senatorëve amerikanë, rasti VisaMetric, e deri në tensionimin e situatës në veri – lajmet që shënuan javën – Telegrafi

Java që po lëmë pas ishte e mbushur me ngjarje, duke filluar nga vizita e senatorëve amerikanë në Kosovë, zhvillimet rreth rastit të...

Moti në fundjavë, shi e shkarkime rrufesh – Telegrafi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se...