Sunday, July 3, 2022

Rita Ora shkëlqen në kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar” të Australisë


Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon të jetë ndër emrat më të kërkuar në industrinë e muzikës.

Përveç një karrierë të suksesshme në muzikë, 31-vjeçarja është e kërkuara edhe si imazh i markave dhe revistave të njohura botërore.

Edhe së fundmi, Rita ka pozuar për revistën e njohur “Harper’s Bazaar” në versionin australian.

Foto: Rita Ora/Instagram

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” duket tërë shkëlqim e veshur në një fustan të ngushtë me mëngë të gjata ngjyrë bezhë dhe nuance të lehta me ngjyrë të verdhë.

Me flokët kaçurrela, grim të thjeshtë dhe aksesor, artistja me prejardhje nga Kosova dukej e mahnitshme teksa ka mbuluar kopertinën e muajt prill të revistës.

“Është nxehtë tani. Numri i prillit për Bazaar’s në shitje nga e enjte, 24 mars”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e postimit që ndau me fansat në Instagram.

Në anën tjetër, Rita mbetet e angazhuar si anëtare e jurisë edhe në edicionin e ri të “The Voice Australia”.

Kujtojmë, që aktualisht këngëtarja është në lidhje me regjisorin Taika Waititi me të cilin u takua pikërisht gjatë qëndrimit të saj në Australi. /Telegrafi/

Lajmet e fundit