Monday, November 29, 2021

Rita Ora merr vëmendjen me xhaketën interesante në eventin e modës të “Canada Goose”


Rita Ora dukej tipike magjepsëse të mërkurën kur doli në Londër për prezantimin e koleksionit të ri këpucëve nga marka “Canada Goose”.

Interpretuesja e hitit “You For Me”, 30 vjeçe, veshi një fustan të zi të shkurtër nën një pallto të bardhë të madhe dhe i shtoi magjepsje pamjes së saj me një palë taka ngjyrë vjollce të zbukuruara me diamante.

Gjithashtu të pranishëm në event ishin emrat e njohur si: Maya Henry, Nicola Adams, Amber Le Bon, J Fat Tony, Toni Garrn e të tjerë, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e Ritës vjen pak kohë pasi ajo zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të spektaklit “The Masked Singer” të martën.

Këngëtarja publikoi disa fotografi në Instagram për të njoftuar lajmin dhe shkroi në mbishkrimin e tyre: “Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për mbylljen e një episodi të mahnitshëm të ‘The Masked Singer’ të këtij sezoni. Me të vërtetë e përulur dhe sinqerisht mirënjohëse për të ftuarit që kemi këtë vit”.

Këngëtarja do t’i bashkohet panelit të jurisë të përbërë nga: Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan.

Spektakli “The Masked Singer”, producent i të cilit është Joel Dommett, sjell në skenë fytyra të njohura që veshin maskime të ndryshme dhe këndojnë, teksa anëtarët e jurisë duhet të zbulojnë se kush është personi në fjalë.

Ndërkohë, Rita është aktualisht në një lidhje me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi.

Çifti thuhet se kanë filluar lidhjen në fillim të marsit para se ta zyrtarizonin publikisht më 21 prill.

Çifti u njohën në Sydney, ndërsa të dy qëndronin në Down Under atë kohë për projekte pune.

Taika nga Zelanda e Re po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita u angazhua si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK