Sunday, June 26, 2022

Rita Ora iu bën thirrje fansave të dhurojnë për UNICEF-in, për të ndihmuar gratë e prekura nga lufta në Ukrainë


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për të mbështetur gratë e prekura nga lufta aktuale në Ukrainë.

Ajo ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të bërë një thirrje publike në ditën e gruas, duke shpërndarë një nga postimet e UNICEF-it të Mbretërisë së Bashkuar, i cili aktualisht po mbledh fonde për të ndihmuar ukrainasit.

“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ju lutem konsiderojeni dhurimin te UNICEF UK, i cili është duke ndihmuar dhe mbështetu gratë e Ukrainës gjatë kësaj kohe shkatërruese”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e postimit.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita përndryshe prej vitesh është e përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës së madhe botërore, UNICEF.

Në prill të vitit 2019, ajo realizoi një vizitë të veçantë me UNICEF-in në Kosovë, duke vizituar familjet nevojtare në disa zona të varfra të vendit të saj.

Rita Ora në Kosovë me mision të UNICEF-it (Foto: Arkiv)

Ajo gjithashtu ka kënduar në shumë manifestime të kësaj organizate, të ardhurat e të cilave shkojnë për akuza të ndryshme sensibilizuese, kryesisht për gra dhe fëmijë.

Ukraina përndryshe vazhdon të përballet me agresorin rus, nën një luftë të vazhdueshme e cila ende nuk duket se është gati të marrë fund. /Telegrafi/

Lajmet e fundit