Monday, January 24, 2022

Rita Ora i bashkohesh sfidës së TikTok-ut, vallëzon me muzikë popullore shqiptare


Është një prej artisteve më të famshme në botë dhe Rita Ora asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj shqiptare, madje këtë e tregon me shumë krenari sa herë që i vije mundësia.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe fundmi, kur 31-vjeçarja postoi një video në llogarinë e saj zyrtare në TikTok, teksa shihet duke vallëzuar vallen popullore shqiptare.

Me një shami në dorë, e veshur me një palë xhinse dhe bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, Rita dukej mahnitëse teksa vallëzonte me një nga muzikat që është bërë virale në këtë rrjetet social duke u kthyer në një sfidë.

Foto: Rita Ora/TikTok

“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan, shqiptar gjithandej”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.

Video brenda një kohe të shkurtër ka kaluar në mbi 300 mijë pëlqime dhe mijëra komente.

Foto: Rita Ora/TikTok

Ndryshe, Rita së fundmi ka marr pjesë në emisionin e famshëm amerikan të Jimmy Fallon së bashku me partnerin e saj, Taika Waititi.

Ndërkohë, ylli i muzikës aktualisht po shijon suksesin e këngës “Follow Me” që solli në bashkëpunim me DJ Sam Feldt. /Telegrafi/

@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK