Wednesday, June 29, 2022

Rihanna ngacmon imagjinatën, pozon ‘topless’ për të promovuar ribotimin e koleksionit të saj të hiteve “The Rih-issue”


Një foto e re e mrekullueshme e Rihanna-s u postua në profilin e Instagramit të “Savage X Fenty” të premten (10 dhjetor).

33-vjeçarja shihet e veshur me një grumbull rripash vendosur në bel dhe një bluzë të cilën e mbante me kujdes mbi pjesën e përparme të gjoksit të saj.

Ajo u përdor si imazh për të promovuar koleksionin e saj të ri të pllakave ‘vinyl’ dhe bluzave përkatëse që përfshijnë katalogun e saj muzikor.

Foto: SAvage X Fenty/Instagram

Ribotimi i koleksionit të saj të hiteve është quajtur “The Rih-issue”, shkruan DailyMail.

Yll i muzikës tregoi figurën e saj joshëse teksa vuri në pah edhe disa nga tatuazhet e saj të shumta në trup.

Gjithashtu e dukshme ishte edhe tatuazhi në dorën e saj të djathtë, teksa ajo mbulonte në mënyrë strategjike gjoksin e saj me një bluzë të bardhë me imazhin e saj mbi të.

Foto: Savage X Fenty/Instagram

Pjesa e sipërme e saj ishte e mbështjellë në disa rripa të zinj të madhësive të ndryshme. Përveç vendosjes së rripave, ajo shihet edhe me disa qafore perlash rreth qafës së saj, së bashku me pjesë të tjera më të gjata.

Rihanna, e cila është në lidhje me reperin ASVP Rocky, gjithashtu mbante byzylykë dhe unaza, flokët e saj të gjatë dhe voluminoz ishin ngjyrosur në një stil ombre nga e errët në bionde.

Foto: Rihanna/Instagram

Ditë më parë një tjetër dalje nga i njëjti fotosesion u shpërnda në rrjetet sociale të markës së njohur të të brendshmeve.

Duke dhënë një pamje të plotë të trupit, Rihanna shihet me një palë çizme të zeza me platformë deri tek gjuri, teksa pozonte para një fotoje panoramike të detit dhe një muzgu.

Foto: Rihanna/Instagram

Rihanna promovoi fillimisht ‘Rih-issue’ muajin e kaluar në një fotosesion tjetër unik, ndërsa tani, për festat e fundvitit, fansat mund t’i blejnë disqet së bashku me veshje të përshtatshme. /Telegrafi/

Lajmet e fundit