Monday, November 29, 2021

Reagimi interesant i Stresit kur gazetarja gabimisht i referohet me emrin “Noizy”


Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”.

Ai ka rrëfyer të vërtetën e të qenurit në arrati prej 10 muajve, ndërsa ka folur për rikthimin në Shqipëri dhe më të rejat e tij.

Ndërkohë një moment shumë interesant u shënua gjatë intervistës, kur prezantuesja Bieta Sulo ngatërroi emrin e tij.

Ajo iu referuar stresit si “Noizy”, i cili është njëherësh një tjetër rap-artist i famshëm nga Shqipëria, dikur rival i përbetuar i reperit Stresi.

Foto: Top Channel

“Ma ktheve edhe po e prisja këtë. E di pse po e prisja, sepse e ke ngatërruar një herë, i ke thënë atij Stres, edhe kur po vija rrugës sepse unë jam 3 sekonda para edhe i thash [shoferit], mbaje mend, e kam parandjenjë që në fund do ma bëjӕ Noizy, si ka mundësi që ja qëlloj”, ka thënë në fund reperi me prejardhje nga Tropoja.

Situata është kaluar me të qeshura nga të dy protagonistët e studios, duke treguar kështu se nuk ka hatërmbetje në këtë lapsus të bërë pa dashja nga ana e moderatores. /Telegrafi/

(Video, minuta 22:20)

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK