Monday, November 29, 2021

Publikohet ‘traileri’ i klipit të bashkëpunimit “Family” të Bebe Rexhës me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie


Derisa po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të këtij viti, Bebe Rexha në ndërkohë ka vazhduar punën për projekte të reja muzikore.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me DJ e njohur, David Guetta dhe artistët Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie.

Projekt mban titullin “Family”, dhe është i zhanrit ‘dance/electronic’, që u publikua në fund të muajit tetor.

Foto: Youtube

Por, tashmë videoklipi i këtij bashkëpunimi është drejt finalizimit dhe sot (e hënë) është lansuar ‘traileri’ i tij, në kanalin YouTube.

Foto: Youtube

Artistët janë bashkuar për të sjell po ashtu një videoklip unik, teksa e gjithë vëmendja ishte tek ylli shqiptar i muzikës botërore, Bebe, e cila shkëlqente në veshjen me ngjyra të ndezura.

Foto: Youtube

Videoklipi i “Family” pritet të lansohet i plotë në kanalin e YouTube me 23 nëntor.

Foto: Youtube

Kujtojmë që Bebe ka bashkëpunuar edhe më parë me David Guetta, me të cilin ka sjell projektet e suksesshme “Sayn my name” dhe “Hey mama”. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK