Monday, November 29, 2021

Publikohet një video nga fansat duke interpretuar këngën e tij, Fero citon Ledrin: Më shumë vërehet mungesa ime se prezenca jote


Reperi nga Gjilani, Fero, numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare dhe këtë tanimë e ka dëshmuar.

Ai së fundmi ka shpërndarë një video nga një koncert, në të cilin vrehen shumë njerëz e në sfond duke interpretuar një nga këngët e artistit shqiptar.

Meqenëse shihen duke kënduar të gjithë projektin e 24-vjeçarit, Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka bërë një deklaratë sipër këtij postimi të ndarë në InstaStory.

Fero (Foto: Instagram)

“Më shumë vrehet mungesa ime se prezenca jote, për mua e ka pasur këtë rresht Ledri”, ka thënë ai duke cituar një nga vargjet e reperit Ledri Vula.

Fero këtë kohë ka qenë duke punuar në një sërë projektesh të reja, të cilat siç ka njoftuar ai do të lansohen së shpejti.

“Bella”, mbetet e fundit që në klip protagoniste kryesore është partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Kjo këngë akoma pa bërë një muaj ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK