Tuesday, June 28, 2022

Presidenti i Francës flet për të ardhmen e Mbappes: Duhet të luftojmë për ta mbajtur në Ligue 1


Kylian Mbappe është ylli më i madh francez dhe njëherit më i përfoluri para fundit të kampionatit.

Kontrata e super yllit francez skadon në fund të këtij edicioni me Paris Saint Germain dhe ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë apo do të largohet.

Real Madridi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Mbappen, por parisienët janë duke bërë të pamundurën për ta ndalur në Parc de Princes.

Për të ardhmen e Mbappes ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron duke thënë se do të luftojnë që ta mbajnë në Ligue 1.

“Për fat të keq nuk është në diskutim një mundësi e transferimit të tij te Marseille. Nëse do të ishte ndonjë mundësi sado e vogël për të ndodhur kjo, do të mund të luftoja për ta bërë të mundur”, tha Macron duke qeshur.

“Kështu që është më mirë të luftojmë që ai të qëndrojë në Ligue 1 franceze sepse është një futbollist i shkëlqyer”, u shpreh presidenti francez.

Macron njihet si një adhurues i madh i futbollit pasi ai shpesh herë shihet në stadiumet franceze, por edhe në ndeshjet e Kombëtares së Francës thuajse gjithmonë është prezent. /Telegrafi/

Lajmet e fundit