Friday, January 28, 2022

Prej disa ditësh ndodhet në Dubai, Arta Nitaj publikon të tjera poza duke marrë rreze dielli


Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, prej disa ditësh ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.

Ajo është nën shoqërinë e mikeshave të ngushta, modeleve Kejvina Khtella dhe Arta Elezaj.

Ndonëse po shijon një kohë të mrekullueshme, zeshkania po vazhdon të sjellë momente të ndryshme nga pushimet.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Ajo kësaj radhe ka publikuar një video teksa shfaqet e shtrirë duke marrë rreze dielli e po ashtu edhe duke u argëtuar nën temperature të larta.

“Mirupafshim”, ka shkruar ajo.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Arta edhe në vitin që lamë pas ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë e showbizin shqiptar.

Megjithatë, ajo ka kohë që nuk ka qenë aktive në ekran me ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK