Sunday, June 26, 2022

Policia në Pejë konfiskon mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar, arrestohen dy persona


Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar më shumë se 36 mijë kilogramë mish gjatë një kontrolli sot në Zahaq të Pejës, ku një biznes dyshohej se po përpunonte produkte të mishit me afat të skaduar.

Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia. Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar.

Personat e arrestuar A.H., menaxher kryesor i pesë njësive të biznesit afarist dhe A.A., zëvendës menaxher i depos dyshohet se kanë kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor.

Ata janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari A.H., është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër A.A. është lëshuar në procedurë të rregullt.

Lajmet e fundit