Saturday, November 27, 2021

Podujevë, votat e diasporës përmbysin rezultatin në favor të LVV-së


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota nga diaspora në garën për Podujevën.

Shpejtim Bulliqi (LVV) – 161 vota

Ekrem Hyseni (LDK) – 25 vota

Besnik Tahiri (AAK) – 8 vota

Kandidatët e partive të tjera nuk kanë marrë asnjë votë.

Me 99.10% të votave të rregullta të procesuara, Ekrem Hyseni i LDK-së ka pasur një avantazh ndaj Bulliqit prej 113 votave.

Pas procesimit të votave të diasporës ndryshon edhe renditja e kandidatëve që shkojnë në balotazh.

Tashmë Bulliqi kryeson ndaj Hysenit me 23 vota.

Megjithatë kanë mbetur edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për të vendosur për rezultatin përfundimtarë të raundit të parë.

Ekrem Hyseni dhe Shpejtim Bulliqi do të ndeshen më 14 nëntor, në raundin e dytë pasi asnjëri prej tyre nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme më 17 tetor./Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK