Tuesday, June 28, 2022

Pique akuzohet se ka ‘tradhtuar’ Messin – mbrojtësi ishte pro largimit të argjentinasit nga Barcelona


Largimi i Lionel Messit nga Barcelona shkaktoi një valë tronditëse në mbarë botën e futbollit.

Shumë tifozë pyesnin sesi klubi e kishte lënë gjendja e tyre financiare të përkeqësohej deri në atë pikë sa duhej të linte lojtarin e tyre më të mirë ndonjëherë.

Ndërsa presidenti Joan Laporta thuhet se ka bërë maksimumin për ta mbajtur atë në Barcelonë, mediat në Spanjë shkruajnë se një nga miqtë më të mirë të argjentinasit, Gerard Pique, e këshilloi klubin që ta linte të largohej.

Sipas El Pais, kur Laporta po kërkonte mënyra për të mbajtur Messin, Pique rekomandoi largimin e tij për të balancuar financat.

Media të tjera, si ajo Sport, e kanë konfirmuar këtë lajm, ku për këtë ka folur drejtori i gazetës Luis Mascaro, ku shpjegojnë gjithashtu se Piquen ishte nga ata që i hapën derën largimit të sulmuesit argjentinas.

“Messi është lënduar nga disa nga shokët e tij të skuadrës sepse ai mendon se ata nuk e kanë mbështetur sa duhet”.

“Ai e di që Pique i tha Laportës se nëse Messi duhej të largohej, nuk do të ishte problem”, ka thënë drejtori i gazetës Sport, Luis Mascaro.

Messi tani po luan te PSG, ndërsa që nga dita e parë e largimit të tij është folur për një rikthim. /Telegrafi/

Lajmet e fundit