Friday, January 28, 2022

Philadelphia, për të dhjetin vit ngritet flamuri kuqezi në sheshin e bashkisë


Që nga festimi i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 2012, shoqata “Bijtë e Shqipes” në bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Philadelphias organizon ngritjen e flamurit tonë në bashkinë e qytetit me një ceremoni solemne.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “kjo veprimtari nuk është thjeshtë një akt ku ngritët flamuri në mënyrë mekanike, por është shndërruar në një festë të bukur e madhështore ku mblidhen shqiptarët të veshur me rrobat më të bukura, shoqëruar me simbole kombëtare, këndojnë e vallëzojnë, shprehin krenarinë e të qenit shqiptar, shpalosin vlerat tona kombëtare para qytetit të Philadelphias”.

Në njoftim thuhet se edhe këtë vit, në datën 26 nëntor u organizua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin e bashkisë.

“Vitin e kaluar për shkak të masave të pandemisë numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar, por këtë vit numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh në këtë ceremoni. I tërë sheshi jehonte nga këngët dhe vallet shqiptare. Fjalën e rastit e mbajti Dritan Matraku, ndërsa në emër të kryebashkiakut (Mayor-it) të Philadelphias përshëndeti zonja Sheila Hess, Përfaqësuese e Qytetit (City representative) të Philadelphias, e cila edhe i dorëzoi kryetarit të shoqatës, Bujar Gjoka, Proklamatën me të cilën kryebashkiaku e nderonte Shqipërinë, kombin shqiptar dhe bashkësinë shqiptaro – amerikane të Philadelphias, për nder të 28 Nëntorit, Festës sonë Kombëtare”, vijon njoftimi.

Për këtë veprimtari dhe veprimtaritë tjera të organizuara nga shoqata “Bijtë e Shqipes” për nder të 28 Nëntorit, në ditët në vazhdim do të përgatitet një material pak më i detajuar, njofton Illyria.com

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK