Thursday, December 2, 2021

Pete Davidson feston ditëlindjen e 28-të në shtëpinë e Kris Jenner në Palm Springs, mes thashethemeve për një lidhje me Kim Kardashian


Kim Kardashian dhe Pete Davidson duket se kanë konfirmuar thashethemet për romancë pasi u fotografuan së bashku për herë të parë me pizhame të markës,“Skims”.

Biznesmenja 41-vjeçare pozoi bashkë me humoristin e Saturday Night Live në kompleksin e Kris Jenner, Palm Springs.

Pete nxori gishtin e mesit teksa u shoqërua nga mamaja e yllit televiziv, Kris, e cila gjithashtu ishte e veshur me pizhamet e Kim.

Pete Davidson pozoi me Kim Kardashian, Kris Jenner dhe Flava Flav teksa festonte ditëlindjen (Foto: Instagram)

Kardashian, e cila u nda nga bashkëshorti Kanye West në shkurt, dhe Pete dukeshin krejtësisht të relaksuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Grupi festoi ditëlindjen e aktorit pasi ai mbushi 28 vjeç të martën, por nuk është ende e qartë nëse Kim i organizoi një festë luksoze.

Pete kohëve të fundit është takuar me një varg femrash të profilit të lartë, duke përfshirë Kate Beckinsale, Kaia Gerber, Margaret Qualley, Cazzie David dhe Ariana Grande.

Ditë më parë, Davidson bëri shaka kur u pyet nëse është në lidhje me themeluesen e “Skims”.

Kim ndërkohë është nënë e katër fëmijëve nga martesa me reperin Kanye West. Ata ndajnë bashkë: North, Chicago, Saint dhe Psalm.

Ajo bëri kërkesë për divorc nga ylli i “Donda” në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK