Saturday, November 27, 2021

Përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, reagon kandidati Mulaj – akuzon komisionin se pati favorizime


Kandidati për anëtarë të Bordit në RTK, Ismet Mulaj i është drejtuar me një letër publike komisionit ad hock i cili ka bërë përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Televizionit publik.

Mulaj në këtë letër publike ka shkruar se nuk është në mesin e 16 më të vlerësuarve që kanë shkuar për votim në Kuvend, ani pse sipas tij ai ishte në mesin e atyre që kanë fituar pikë të mjaftueshme.

“Kur i shikova pikët, “vërejta që kisha ma shumë pikë së disa kandidate zonja”, me thanë se komisioni ka vendosur për një “balancë gjinor”, shumë e drejtë, por mendova se si kanë mundur të ndajnë “drejtësi” në mes të meritokracisë dhe balancit gjinor, komisioni këtë mes se miri e din”, ka shkruar Mulaj në letrën publike të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Në fund të kësaj letre, Mulaj i drejtohet me një pyetje deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi e cila është anëtare e komisionit ad hock për Bordin e RTK-së.

“Nuk do flas për vete, sepse për mu ka fol komisioni, por për znj. Deputete Albana Bytyqi e kam një pyetje: “Si je ndjerë kur tu janë vjedhë votat? tani, si ndjehesh kur i vjedh tjetrit meritokracinë?”, ka shkruar ai.

Ndryshe Mulaj në konkursin për anëtarë të Bordit të RTK-së, kishte marrë gjithsejtë 688 vota nga anëtarët e komisionit.

Votat që mori Ismet Mulaj nga deputetët anëtar të komisionit ad hock për Bordin e RTK-së

Letra e plotë:

Letër publike

Komisionit ad hock për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

“hajni se pari e vjedh shtëpinë e vet, pastaj të krejt dynjasë nese mundet” nga populli
Edhe une, si shumë qytetar me votën time kam kontribuar në këtë përbërje të Kuvendit, prandaj nuk e kam asnjë hidherim, pse nuk jam në mesin e 16 me të vlersuarve e që kanë shkuar për votim në kuvend, edhe pse une jam në mesin e atyre që kanë fituar pikë të mjaftueshme.

Të dashur anëtarë,

Anëtari i një bordi siç është RTK, do të duhej të vlerësohej në këto kompetenca: “Përvojat dhe ftësitë në menaxhim, Mendimi Strategjik dhe Skathtëstë në Vendimmarrja, Komunikimi dhe Puna e pavarur dhe ekipore”. Prandaj po ju pyes me mirësjellje: “cfarë personalitetesh janë të “përzgjedhurit tuaj” në art e kulturë, a kanë të gjithë të “përzgjedhurit” përvojë në menaxhim të lartë, apo çfarë mendim strategjik kanë pasur për RTK, ose a kanë marrë ndonjëherë ndonjë “vendim strategjik” me impakt ku kanë punuar?.
Kur i shikova pikët, “vërejta që kisha ma shumë pikë së disa kandidate zonja”, me thanë se komisioni ka vendosur për një “balancë gjinor”, shumë e drejtë, por mendova se si kanë mundur të ndajnë “drejtësi” në mes të meritokracisë dhe balancit gjinor, komisioni këtë mes se miri e din.
Si përfundim të dashur anëtarë të Komisionit,

Nuk do të ankohem se: ”kisha ma shumë pikë se disa të përzgjedhur” sepse njërën e kam kojshike e tjetrën kolege të Lëvizjes studentore, ndërsa dy të tjerat nuk i njohë”, nuk do të ankohem as:”që për disa emra që është ditur para interviste që do të përzgjidhën”, nuk do të ankohem as për:”aftësitë që kishte komisioni për të vlersuar shkathtësi drejtuese” e as nuk do të ankohem për:”OJQ që kanë bërë lobim të jashtzakonshëm që të përzgjidhën të preferuarit e tyre”.

Koha do të na tregojë se: “në dorën e kujtë ka rënë RTK”

Disa nga prioritetet e mia për RTK-në që i prezantova para komisionit:

1. Ristrukturimin e RTK-së – mbi 80% e të punësuarve kanë pozita menaxhuese, edhe ato pak pozita që nuk janë menaxhuese, mbulohën nga staf me kontrata të përkohshme. Pra strukturë që i përngjan “leviatanit” e jo një strukture organizative bashkëkohore;

2. Riprogramimin e borxheve të akomuluara ndërë vite – borxhet janë rritur kryesisht nga programet e blera nga jasht si dhe numri i madh i të punësuarve dhe të cilët me vite nuk shkojnë në punë;

3. Kthimin e RTK-së në medium ku prodhon programe për publikun: “art e kulturë, edukim, promovim libri e inqizim të krejt shfaqjeve teatrore të Teatrit Kombëtar si dhe teatrove rajonale”, pra programe që janë me interes për publikun dhe që mund mos të kenë shumë komercializëm;

4. Zgjidhjen e problemit të: “financimit të RTK-së” si dhe “pronës së RTK-së”, sot prona e RTK-së me miliona euro shfrytëzohet dhe tjetërsohën nga të tjerët, dhe;

5. Anëtarësimin e RTK-së në institucionet ndërkombëtare.

Nuk do flas për vete, sepse për mu ka folë komisioni, por për znj. Deputete Albana Bytyqi e kam një pyetje: “Si je ndjerë kur tu janë vjedhë votat? tani, si ndjehesh kur i vjedh tjetrit meritokracinë?

Të zgjedhurve shëndet e suksese, ndërsa për komisionin: “RTK edhe për shumë vite do të jetë insitucion buzë falimentimit dhe në shërbim të disa klaneve”

Për disa anëtar të komisionit respekte për guximin dhe profesionalizmin e treguar. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK