Sunday, January 23, 2022

Personazhe të famshme e qytetarë të shumtë në përkrahje të Adriana Matoshit, marrin pjesë në eventin në nder të aktores


Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, dje (e hënë) rrëfeu se i është rikthyer sërish tumori në tru pas nëntë vitesh.

Për t’u solidarizuar me sfidën dhe diagnozën e saj, u organizua një event në Facebook në të cilin u ftuan të gjithë për të ecur në nder të Matoshit.

Ecja fillonte nga ora 12:00 duke u nisur nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Foto: Telegrafi

“Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipëfoles, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë”.

“Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitoj si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”, shkruhet më tej në njoftim.

Foto: Telegrafi

Kësaj kauze duket se i është bashkangjitur një numër i madh i kolegëve të saj, miq e po ashtu edhe qytetarë të shumtë.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, ndërsa publikoi një imazh në InstaStory me maskë të zezë në të cilën shkruhej, “Të duam Adriana”. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Foto: Telegrafi

Foto: Telegrafi

Foto: Telegrafi

Foto: Telegrafi

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK