Monday, November 29, 2021

Përfundon mbledhja e BDI-së, ja për çfarë u bisedua


Ka përfunduar mbledhja e këshillit të përgjithshëm të BDI-së në Tetovë i thirrur pas krizës së krijuar politike.

Zëdhënësi i këtij subjekti politik Bujar Osmani tha se e kanë autorizuar kreun e partisë që të bisedojë me të gjitha palët për të tejkaluar këtë krizë.

Osmani nuk tregoi cilën mënyrë e kanë diskutuar për të dalë nga kriza por tha se në tavolinë është edhe opsioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Paraprakisht para fillimit të kësaj mbledhje kreu i BDI-së Ali Ahmeti para fillimit të mbledhjes tha se prioritet kanë vetëm interesat shtetërore.

Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth formimit të shumicës së re parlamentare, Ahmeti tha se ajo është legjitime ndërsa hodhi poshtë zërat se deputetë të partisë së tij mund t’i bashkëngjiten kësaj shumicë.

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK