Sunday, July 3, 2022

Për vetëm tre muaj, çmimi i shportës së konsumatorit në Maqedoninë e Veriut është rritur për 20 euro

Në Maqedoninë e Veriut çmimet e produkteve bazë vazhdimisht janë duke u rritur pavarësisht tentativave të autoriteteve që të amortizojnë gjendjen e tregut me masa të ndryshme kufizuese apo lehtësuese për bizneset.

Vaji, sheqeri, mielli janë produktet që kanë pësuar më së shumti rritje, por edhe produkte të tjera si vezët apo qumështi kanë rritje të ndjeshme.

Qytetarët që Euronews Albania i takoi në një prej marketeve më të frekuentuar në Shkup, kanë shumë vështirësi për t’i përballuar këto rritje, sidomos për shkak se në shumicën e rasteve vetëm kryefamiljari sjell pagë në shtëpi.

Por këtë periudhë ka pasur edhe keqpërdorime në kurriz të qytetarëve. Vaji nuk nxirrej fare në shitje dhe ruhej nëpër depo, apo blihej më lirë dhe shitej më shtrenjtë nga shitës të ndryshëm, por ka pasur edhe raste të blerjes masive të qytetarëve të cilët janë frikësuar se do të ngelin pa furnizim. Prej kësaj qeveria ka vendosur që të mos ketë mundësi për blerje të më shumë se dy litrave vaj për person.

Sipas llogaritjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, një familje me katër anëtarë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për rreth 600 euro për të blerë gjërat elementare për ushqim, higjienë dhe gjëra të tjera bazike.

Për vetëm tre muajt e parë të këtij viti rritja  e shportës konsumatore është mbi 20 euro.

Lajmet e fundit

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. KRE i mori të gjitha licencat e...

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...