Saturday, November 27, 2021

PDK me 14, Demokratët për Drenasin 8 asamblistë në Kuvendin Komunal të Drenasit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë.

Sipas KQZ-së PDK në Kuvendin Komunal të Drenasit do t’i ketë 14 ulëse.

Demokratët për Drenasin kanë zënë tetë ulëse, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pesë.

Iniciativa Qytetare Green për Drenas ka siguruar dy asamblistë, Aleanca për Ardhmërinë dhe Lidhja Demokratike kanë zënë vetëm nga një vend në Kuvendin Komunal.

Ndërkaq, në Drenas, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci do të përballet në balotazh me Driton Ajazin nga Demokratët për Drenasin.

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK