Saturday, November 27, 2021

Pasuria neto e Conor McGregor në vitin 2021: Sa fitoi irlandezi nga shitja e Proper 12 Irish Whisky?


Nuk është për t’u habitur që Conor McGregor po e rrit pasurinë e tij neto pasi u bë i famshëm në UFC.

McGregor nuk ngurron të bëhet pjesë e titujve kryesorë, dhe ngritja e tij në famë erdhi pikërisht nga rritja e mediave.

Vitet e fundit, Notorious e ka tërhequr vëmendjen nga luftimet, por ka bërë punë edhe me projekte të jashtme, dhe duket se këto projekte janë shpaguar.

Pasuria neto e Conor McGregor

Sipas ‘Celebrity Net Worth’, McGregor aktualisht ka një pasuri në vlerë neto prej 170 milionë eurosh.

Irlandezi gjithashtu u rendit kohët e fundit si sportisti më i pasur në vitin 2021 nga Forbes, përpara Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Sa fitoi McGregor nga marka e tij Proper 12?

Pavarësisht se bëri emër në UFC, dukek se burimi kryesor i të ardhurave të McGregor erdhi nga marka e tij Proper 12 Irish Whisky, e cila u lansua në vitin 2018.

Gjatë verës, u njoftua se kompania meksikane e tequilas Becle do të niste një blerje të markës së famshme të McGregor, e cila i solli yllit një shumë të jashtëzakonshme prej 131 milion eurosh.

McGregor kundër Ronaldos

Pavarësisht se McGregor tani është ulur rehat në krye të listës së sportistëve më të paguar të Forbes për 2021, skenari nuk ishte i njëjtë pesë vjet më parë.

Në vitin 2016, ndërsa po përgatitej për ndeshjen e tij kundër Nate Diaz, Cristiano Ronaldo vizitoi McGregor në palestrën e tij dhe dyshja shkëmbyen disa fjalë se kush do të ishte më i pasuri në vitet në vazhdim.

“Ju ishit numri një në listën e Forbes. Unë isha numri 35. Do të ngrihem. Ndoshta vitin e ardhshëm do t’jua marr vendin e parë”, i kishte thënë McGregor yllit të Manchester United .

Por edhe Ronaldoi iu përgjigja duke thënë: “Unë nuk mendoj kështu”.

Pesë vjet më vonë, McGregor më në fund mund të buzëqeshë për parashikimin e bërë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Tchouameni, ylli i fundit nga fabrika e Monacos: Klubi pret të mbush sërish arkat, siç ka bërë shpesh në 10 vitet e fundit

Monaco po bëhet gati të zgjerojë arkën e tyre edhe me një shitjet një ylli tjetër të ri, pasi bëhet fjalë për 21-vjeçarin,...

Kush është Sunil Chhetri, golashënuesi indian që po konkurron me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon

Të dielën, sulmuesi i Indisë, Sunil Chhetri, 37 vjeçar, bëri histori duke barazuar numrin e golave ​​të Peles dhe tani është prapa Lionel Messit...
MARKETING I PAGUAR POLITIK