Sunday, June 26, 2022

Pasojat e bombardimit të Kievit


Gjatë ditës së sotme në Kiev kishte shkuar për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Mirëpo ky takim doli se “nervozoi” Rusinë, pasi ushtria e Putinit filloi një sulm ajror mbi pjesën perëndimore të Kievit, transmeton Telegrafi.

Si pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy civilë kur dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan, kurse tre tjerë janë plagosur.

Këtë e ka konfirmuar edhe i pari i kryeqytetit Vitali Klitschko, i cili tha se sulmet ndodhën në Shevchenkviskyi në pjesën veriperëndimore të qytetit.

E dy banesa janë fotografuar të mbuluara në flakë, pasi bombat gjigante ruse goditën ato pa ndonjë paralajmërim.

Madje nga autoritetet ukrainase ky veprim po shihet si kërcënim për tërë botën, për faktin se në ato momente po zhvillohej takimi mes Guterresit dhe Zelensky, pikërisht në atë qytet. /Telegrafi/

Lajmet e fundit