Sunday, July 3, 2022

Pas tre ditësh kërkime, policia e gjeti pensionistin nga Gostivari i cili lëvizte me BMW në Urën e gurit

Pasi të premten u publikua fotografia derisa një MBW me targa të Gostivarit, kalonte përmes Urës së gurit, derisa kalimtarët po largoheshin nga rruga, MPB njoftoi se shoferi është gjetur dje dhe është gjobitur për tri shkelje, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një 68-vjeçar nga Gostivari, për të cilin policia konsideron se ka vozitur me veturën luksoze BMW në drejtim nga Çarshia deri te sheshi qendror.

Fotografia u publikua nga një përdorues i rrjetit social Twitter, ndërsa MPB-ja njoftoi se i janë shqiptuar dënimet si vijon:

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se gjatë ditës së djeshme (25.04) është sanksionuar I.A. (68) nga fshati Çegran, Gostivar, i cili udhëtonte me veturë pasagjerësh në Urën e gurit në Shkup. I janë shqiptuar masa për shkak të lëvizjes kundër shenjës së komunikacionit, parkimit në zonë për këmbësorë dhe skadimit të regjistrimit të veturës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajmet e fundit

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. KRE i mori të gjitha licencat e...

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...