Sunday, January 23, 2022

Pas ngjarjeve shumë të përfolura në Big Brother VIP, reagon Bora Zemani: Edhe Donaldi është njeri, mund të gabojë


Ka tash e sa ditë që raport Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj është një prej temave më të komentuara në mediat rozë.

E gjitha kjo ka ndodhur ngase dyshja kanë krijuar një lidhje të afërt brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ani pse aktori Veshaj muaj më parë kishte lënë të kuptohet se është i gatshëm të bashkohet me ish-të dashurën, prezantuesen Bora Zemani – duke i dhuruar madje edhe një puthje publike kësaj të fundit.

Megjithatë, prezantuesja e Top Channel kishte zgjedhur të qëndronte në heshtje deri në mbrëmjen e së shtunës, ani pse ka qenë e ftuar nga Big Brother për të shkuar në studio dhe për ta sqaruar situatën.

Bora publikoi në InstaStory një mesazh të shkurtër nga shënimet e saj në telefon, ku iu kërkonte fansave të saj që të mos gjykojnë raportin e krijuar mes dy banorëve VIP brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ju lutem qetësohuni! Edhe Donaldi është njeri…edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj”, ka shkruar prezantuesja Zemani në InsatStory.

Foto: Bora Zemani/InstaStory

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje të shtunën në shtëpinë e Big Brother VIP pati një reagim shumë të çuditshëm edhe nga një fans i Borës, i cili u afrua jashtë ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP, duke bëritur me të madhe dhe sharë Donaldin.

Vet Beatrix të premten i kërkoi falje publike Borës nga dhoma e rrëfimit, për rrëmbimin që pati nga ndjenjat dhe emocionet e saj. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK