Sunday, January 23, 2022

Parashikimi i motit për të dielën, sipas IHMK


Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së diel, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Po sipas IHMK-së, shiu me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve.

Ndërkohë bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Gjithashtu do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK